Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të fillojë më 15 qershor.
Sipas njoftimit, krahas dezinsektimit hapësinor do të realizohet edhe hudhja e larvicideve, me qëllim të kontrollimit të përhapjes së insekteve dhe përmirësimit të kushteve të shëndetit publik.
“Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të fillojë më 15.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Po ashtu është bërë me dije se se procesi i hudhjes së larvicideve është planifikuar të zhvillohet gjatë dy ditëve, më 15 dhe 16 qershor, duke filluar nga ora 09:00.
Megjithatë, zyrtarët komunalë kanë theksuar se realizimi i aktiviteteve do të varet nga kushtet atmosferike, duke lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në planin e paraparë.
“Aktiviteti është i varur nga kushtet atmosferike, prandaj varësisht prej tyre mund të ketë ndryshime në datat dhe oraret e realizimit të aktiviteteve”, përfundon njoftimi.

