Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëKurti takon shkrimtarët dhe kuratorët Hicks e Vergès

Kurti takon shkrimtarët dhe kuratorët Hicks e Vergès

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, që ishin të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima.

Sipas njoftimit, Kurti i uroi shkrimtarët dhe kuratorët Hicks dhe Vergès për diskutimin me moderimin e studiueses Budima, i mbajtur më 10 qershor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”. 

“Hicks është profesor i arkeologjisë bashkëkohore në University of Oxford dhe kurator në Pitt Rivers Museum, i cili për tri dekada ka hulumtuar kulturën materiale dhe vizuale të së kaluarës njerëzore, duke përfshirë botët moderne, koloniale, bashkëkohore dhe digjitale. Ndërkaq, Vergès është aktiviste feministe, shkrimtare, kuratore e pavarur dhe edukatore publike. Ajo është autore e një numri të madh librash e botimesh”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se të dy përgjatë viteve kanë artikuluar mendimet e tyre të guximshme dhe të mprehta për muzeun, monumentin dhe institucionet kulturore të modernitetit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram