Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëBegaj uron Ditën e Çlirimit: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë

Begaj uron Ditën e Çlirimit: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke nderuar sakrificën dhe luftën për liri të popullit kosovar.

Në një postim në Facebook, Begaj theksoi se liria e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, si dhe luftës heroike të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e aleatëve ndërkombëtarë, duke shprehur mirënjohje të veçantë për NATO, për mbështetjen në një nga momentet më vendimtare të historisë së Kosovës.

“Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.

Presidenti shqiptar shprehu mirënjohje për luftëtarët e UÇK-së dhe për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën drejt lirisë, duke përfunduar me mesazhin: “Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FBajramBegajAL%2Fposts%2Fpfbid0G9qGjSsq7rFLthBUvPDZzB9FgJNcjjyXZNzwC7rJ3oDZBxBRfoKi6ENH7mQ1zxE5l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram