Sipas njoftimit të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona priten riga të dobëta shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë si pasojë e depërtimit të masave më të freskëta ajrore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 24°C.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.

