Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëUlutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt për të...

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt për të gjithë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutash, është takuar me përfaqësues të ambasadave të vendeve të QUINT-it, ambasadorin e Francës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ambasadorin e Italisë, ambasadorin e Gjermanisë, të ngarkuarin me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ambasadorin e Turqisë dhe ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u mbajt në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se takimi ofroi një mundësi që komandanti i KFOR-it të paraqesë situatën e sigurisë në rajon dhe të rikonfirmojë përkushtimin e misionit për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Po sipas KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş vlerësoi kontributin afatgjatë të të gjithë pjesëmarrësve në misionin e udhëhequr nga NATO.

KFOR-i ritheksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram