Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 50 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka reflektuar ndryshime në projektimin e mandateve pas numërimit të mbi 72 për qind të votave nga përfaqësitë diplomatike.
Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar një mandat shtesë, duke shkuar në 50 ulëse, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka humbur një mandat dhe aktualisht ka 23 ulëse.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet me 19 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 ulëse në Kuvend.
Rezultatet e fundit:
Lëvizja Vetëvendosje – 301,677 vota (43.67%) – 50 ulëse*
Partia Demokratike e Kosovës – 144,743 vota (20.95%) – 23 ulëse*
Lidhja Demokratike e Kosovës – 118,203 vota (17.11%) – 19 ulëse*
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 49,345 vota (7.14%) – 8 ulëse*
Procesi i numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike po vazhdon, ndërsa rezultatet mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të procesit.
Më 6 qershor, votimi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar, votuan 22,860 apo 82.46 për qind.

