Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeBotëZvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë

Qytetarët e Zvicra nesër do t’i drejtohen kutive të votimit për të vendosur mbi iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”, e cila synon të kufizojë rritjen e popullsisë përmes frenimit të emigracionit.

Propozimi, i iniciuar nga Partia Popullore Zvicerane, ka nxitur debat të fortë politik mes mbështetësve dhe kundërshtarëve. Ai parashikon që popullsia rezidente e përhershme të mos kalojë 10 milionë banorë deri në vitin 2050. Nëse numri i banorëve arrin 9.5 milionë para kësaj date, qeveria dhe parlamenti do të detyrohen të ndërmarrin masa kufizuese.

Iniciativa përfshin masa më të ashpra në fushën e azilit, si kufizimi i bashkimit familjar dhe i së drejtës për qëndrim të përhershëm për disa kategori emigrantësh. Nëse këto masa nuk japin rezultat, Zvicra mund të rinegociojë apo edhe të ndërpresë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me Bashkimi Evropian.

Mbështetësit argumentojnë se emigracioni i lartë po shkakton mbipopullim, mungesë banesash, rritje të trafikut dhe kostove sociale, si dhe shtim të kriminalitetit. Sipas tyre, vendi ka humbur kontrollin mbi rritjen demografike dhe nevojitet një zhvillim më i qëndrueshëm.

Në anën tjetër, qeveria, parlamenti dhe shumica e partive politike e kundërshtojnë iniciativën, duke theksuar se ekonomia zvicerane varet nga fuqia punëtore e huaj. Ata paralajmërojnë se kufizimet mund të dëmtojnë rritjen ekonomike, sistemin e pensioneve dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Kundërshtarët e kanë cilësuar propozimin si një “iniciativë të kaosit”, duke paralajmëruar pasoja politike dhe rrezikim të marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe dëmtim të traditës humanitare të Zvicrës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram