Është arrestuar shtetasi i huaj, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.
I dyshuari kërkohej për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje”, e sanksionuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë nga Drejtoria Rajonale Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetastit të huaj i cili ndodhej në kërkim përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane”, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar më pas me procedurat tjera ligjore.

