Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu.
Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s. Indeksi i rrezeve ultraviolet gjatë intervaleve me diell do të jetë i moderuar deri i lartë. Për këtë arsye rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00, për të reduktuar rrezikun nga rrezatimi ultraviolet.

