Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovë39 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, dy me fatalitet

39 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, dy me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 1737 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Sipas raportit policor, gjatë periudhës raportuese janë shënuar dy aksidente trafiku me fatalitet, 23 aksidente me persona të lënduar dhe 14 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 1737 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur dispozitat ligjore në trafik.

Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram