Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëASK: Më pak lindje në prill 2026 se sa në mars 2026

ASK: Më pak lindje në prill 2026 se sa në mars 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Prill 2026. ASK njofton se në muajin prill 2026 janë regjistruar 2 261 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 183 lindje janë meshkuj dhe 1 078 lindje janë femra. ASK njofton se në muajin prill 2026 kemi rënie të numrit të lindjeve rreth (2,3%) krahasuar me muajin mars 2026.
 

Numri i lindjeve                                      Mars 2026 – Prill 2026

“Gjatë muajit prill 2026 janë regjistruar gjithsej 916 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 401 janë femra. Krahasuar me muajin mars 2026, në muajin prill 2026 janë regjistruar (1,7%) raste të vdekjeve të ndodhura më pak”, njofton ASK.

Në muajin prill 2026 janë regjistruar gjithsej 1 126 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin mars 2026, në muajin prill 2026 ka rritje të numrit të kurorëzimeve rreth (20,8%).

Numri i Kurorëzimeve                                Mars 2026 – Prill 2026

Kurse, në këtë periudhë janë regjistruar 111 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin mars 2026 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve në muajin prill 2026 për (16,5%).

Numri i Shkurorëzimeve                               Mars 2026 – Prill 2026

“Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)”, njofton ASK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram