Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKreu i intelegjences ruse shpreh paknaqësi ndaj Serbisë: Nuk jam i kënaqur

Kreu i intelegjences ruse shpreh paknaqësi ndaj Serbisë: Nuk jam i kënaqur

Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SVR), Sergei Naryshkin, pranoi në një intervistë me TASS se nuk ndien gëzim për pjesëmarrjen e Serbisë në stërvitjet e NATO-s.

«Do të thoja këtë: Nuk jam i kënaqur me këtë», tha Naryshkin. Kështu iu përgjigj ai një kërkese për të vlerësuar pjesëmarrjen e parë të Serbisë në stërvitjet e NATO-s.

Në maj, Serbia dhe NATO kryen stërvitjen e tyre të parë të përbashkët në terren, duke përfshirë rreth 600 ushtarë. Për gati dy javë, rreth 600 ushtarë nga vendet e NATO-s u stërvitën së bashku me anëtarët e forcave të armatosura serbe, duke praktikuar një seri skenarësh të simuluar “që synojnë forcimin e koordinimit ushtarak dhe zhvillimin e bashkëpunimit”, sipas Komandës së NATO-s.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram