Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë sot intervenime në disa zona të kryeqytetit dhe rrethinës.
Sipas njoftimit, punimet do të realizohen në rrugët Bajram Bahtiri, Presheva, Imzot Nikprelaj, Lidhja e Prizrenit, Egnatia, Muharrem Fejza, Prishtinë–Mitrovicë, Bedri Bajrami dhe Musli Gashi.
Intervenime do të ketë edhe në fshatrat Vranidoll dhe Bardhosh.
KRU “Prishtina” bën të ditur se ekipet janë në terren për të adresuar nevojat e mirëmbajtjes dhe për të siguruar funksionimin sa më të mirë të rrjetit.

