Wednesday, June 17, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku dhe ambasadori gjerman flasin për institucionet e reja

Abdixhiku dhe ambasadori gjerman flasin për institucionet e reja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror.

Po ashtu, sipas LDK-së, ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional.

“Kryetari Abdixhiku shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite në të gjitha proceset”, thuhet në njoftim.  

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLDKzyrtare%2Fposts%2Fpfbid0okP3NPXaMekPBRmTHQspD2AEW74oA5dKcbE5Yy2vodpf1ZFbRBBieyhSJxeNe9gil&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram