Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për veprën penale të dhunimit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 15 qershor 2026, rreth orës 15:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë veprimet procedurale përkatëse.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

