Wednesday, June 17, 2026
HomeLajmeKosovëNdryshime në qarkullim në dy rrugë urbane në Ferizaj

Ndryshime në qarkullim në dy rrugë urbane në Ferizaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë  në Komunën e Ferizajit ka njoftuar se, duke filluar nga data 18 qershor 2026, do të hyjnë në fuqi disa ndryshime në rregullimin teknik të komunikacionit në rrugët urbane “Ahmet Kaçiku” dhe “Brigada 161”.

Sipas njoftimit, këto ndryshime janë ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të qarkullimit të automjeteve, rritjes së sigurisë në komunikacion dhe menaxhimit më efikas të fluksit të lëvizjes në këtë zonë urbane.

Sipas rregullimit të ri, qasja me automjete në rrugën “Ilmi Hashani” si dhe në rrugët anësore pranë qendrës tregtare “The Village” do të lejohet vetëm nga rruga “Brigada 161”. Ndërkohë, hyrja nga drejtimi i rrugës “Ahmet Kaçiku” nuk do të lejohet më, por do të mundësohet vetëm dalje nga kjo anë.

“Këto ndryshime nuk vlejnë për shërbimet e ushqimit të shpejtë “KFC” dhe “Burger King”, për të cilat hyrja dhe dalja do të mbeten të mundshme sipas qasjeve të përcaktuara për këto biznese”,thuhet në njoftim.

Drejtoria u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin e ri rrugor dhe të përshtatin lëvizjen e tyre sipas rregullave të reja, në mënyrë që të garantohet qarkullim më i sigurt dhe më i rregullt për të gjithë.

Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë fazës së implementimit të këtyre ndryshimeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram