Wednesday, June 17, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri sot i kthjellët në të gjithë vendin

Moti në Shqipëri sot i kthjellët në të gjithë vendin

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat mesatare e lokalisht të dendura në male, në orët e mesditës deri pasdite.

Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në juglindje e jug reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram