Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëMurati: Prishtina ka shkelur ligjin për transportin publik

Murati: Prishtina ka shkelur ligjin për transportin publik

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me çështjen e organizimit të transportit publik në Komunën e Prishtinës.

Sipas Muratit, ofrimi i shërbimeve publike si transporti mund të bëhet edhe përmes operatorëve privatë, por vetëm nëse respektohen procedurat e parapara me Ligjin për Partneritet Publiko-Privat, me qëllim garantimin e përdorimit të rregullt të parasë publike.

Ai ka theksuar se Komuna e Prishtinës, sipas tij, nuk ka ndjekur asnjë nga procedurat e obligueshme ligjore.

“Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nëshkruar në lidhje me këtë çështje, ajo është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fund të reagimit të tij, Murati ka kërkuar që organet e rendit të veprojnë sa më shpejt në këtë rast, për të parandaluar, siç tha ai, keqpërdorimin e parasë publike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram