Dëshmitarët okularë thonë se avioni goditi infrastrukturën pranë rrugës kur u rrëzua, më pas u rrokullis në anë dhe mori flakë. Pjesë të avionit u shpërndanë nëpër rrugë, ndërsa bishti i avionit mbeti i shkëputur dhe në nivelin e poshtëm të rrugës.
Një aksident i rëndë ajror ndodhi në shtetin amerikan të Teksasit, kur një avion biznesi në pronësi të konglomeratit Berkshire Hathaway të miliarderit amerikan Warren Buffett u rrëzua në një autostradë të ngarkuar pranë qytetit të Laredos, jo shumë larg kufirit me Meksikën.
Një person vdiq në aksident, ndërsa disa pasagjerë u shpëtuan nga rrënojat që digjeshin në skena dramatike që u filmuan edhe nga kalimtarët.
Sipas policisë,
në bord ndodheshin gjashtë persona dhe Cessna
Citation Latitude ishte nisur nga Meksika përpara se të rrëzohej në autostradën Loop 20 për arsye të papërcaktuara.
Një person u vra në aksident dhe ende nuk është përcaktuar nëse ajo ishte në aeroplan apo në tokë.
Dëshmitarët okularë thonë se avioni goditi infrastrukturën pranë rrugës kur u rrëzua, më pas u rrokullis në anë dhe mori flakë. Pjesë të avionit u shpërndanë nëpër rrugë, ndërsa bishti i avionit mbeti i shkëputur dhe në nivelin e poshtëm të rrugës.
Operacion dramatik shpëtimi
Shoferët që ndodheshin rastësisht në vendin e aksidentit nxituan menjëherë për të ndihmuar. Disa braktisën automjetet e tyre dhe u përpoqën të thyenin xhamin e kabinës për të nxjerrë pasagjerët nga avioni që po digjej.
Sipas dëshmive, disa persona përdorën një çekiç dhe objekte të tjera për të hapur derën e avionit . Në një moment, disa pasagjerë arritën të dilnin nga rrënojat, ndërsa piloti mbeti i bllokuar në kabinë.
Shkak i paqartë i aksidentit
Një hetim është duke u zhvilluar dhe zyrtarët ende nuk e kanë konfirmuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit. Drejtori i aeroportit të Laredos tha se dyshohet për një defekt të mundshëm mekanik, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Shërbimet e emergjencës gjithashtu iu përgjigjën vendit të aksidentit, ndërsa disa oficerë policie u trajtuan për thithje tymi.
Dëshmitarët okularë i përshkruan skenat si kaotike dhe tronditëse. Njerëzit e bllokuar në konvoj dolën menjëherë nga automjetet e tyre për të ndihmuar, ndërsa tymi i dendur dhe zjarri i vështirësuan përpjekjet e shpëtimit.
“Pashë njerëz që vraponin drejt aeroplanit dhe përpiqeshin të nxirrnin pasagjerët jashtë. Gjithçka dukej si diçka nga një film”, tha një dëshmitar, sipas AP .

