Saturday, June 20, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Kryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se strukturat e partisë janë të mençura, të pjekura dhe të qarta, duke theksuar se nuk bien pre e propagandës anti LDK.

“Strukturat e LDK-së janë të mençura, të pjekura dhe, mbi të gjitha, të qarta. Nuk bien pre e propagandës anti LDK tashmë të zakonshme e bajate; e as nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politik, po aq të zakonshëm e të parashikueshëm. E dinë mirë çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë angazhohen”, ka shkruar ai në Facebook. 

Abdixhiku ka shtuar se nuk lejohet që puna dhe mundi i përditshëm i strukturave të shpërdorohet apo të injorohet, duke theksuar mirënjohjen për angazhimin e tyre. “Janë falënderues. E kur ke njerëz të tillë pas vetes, është e lehtë t’i përfaqësosh me dinjitet e respekt”, ka thënë ai. 

Kfreu i LDK-së këto deklarata i bëri në Shtime, gjatë një takimi falënderimi me strukturat e partisë, duke theksuar se mesazhi nga këto takime është i qartë. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fabdixhiku%2Fposts%2Fpfbid036em3eDoYR9z1snwbfBnDTs6rx4srCfPJWkTvzZxFf9NEJtMA36rMndH97tRES6zXl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram