Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe AKI-së që ka rezultuar me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e rreth 60 kilogramëve substancë narkotike, marihuanë.
“Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis në funksion të garantimit të sigurisë publike, mbrojtjes së të rinjve tanë dhe ruajtjes së një mjedisi të shëndetshëm e të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Sveçla.
Ai ka thënë se ky operacion dëshmon profesionalizmin dhe vendosmërinë e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar.
“Ky operacion dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve tona në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikimit të narkotikëve”, është shprehur ministri.
Sveçla ka theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet kyç për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në vend.

