Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëVdes gruaja që u aksidentua më 15 qershor në Jabllanicë të Pejës

Vdes gruaja që u aksidentua më 15 qershor në Jabllanicë të Pejës

Një grua ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar në një aksident trafiku të ndodhur më 15 qershor 2026 në fshatin Jabllanicë të Pejës.

Sipas raporrtit policor, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 13:31 dhe në të ishin përfshirë dy vetura. Si pasojë e përplasjes, tre persona kishin pësuar lëndime trupore dhe ishin dërguar për trajtim mjekësor.

“Viktima, një femër kosovare, ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, por më 17 qershor 2026 ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kompetent dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram