jë shofer 64-vjeçar u pa duke drejtuar me shpejtësinë 176 km/orë, në vend të limitit maksimal të lejuar prej 110, në rrugën kombëtare Athinë – Evzone, pranë Polikastros, Kilkis.
Efektivët e Policisë Rrugore të Kilkisit, të cilët po kryenin kontrolle mbrëmë, regjistruan shpejtësinë e tij me radar dhe e arrestuan për drejtim të rrezikshëm të mjetit .
Siç thuhet në një postim nga Drejtoria e Përgjithshme Rajonale e Policisë së Maqedonisë Qendrore në rrjetet sociale, kontrollet e trafikut vazhdojnë me qëllim parandalimin e shkeljeve të rrezikshme dhe rritjen e sigurisë rrugore.

