Friday, June 19, 2026
HomeLajmeBotëNatë e stuhishme në Bruksel: Rusia "ndau" BE-në, debati i nxehtë mbi...

Natë e stuhishme në Bruksel: Rusia “ndau” BE-në, debati i nxehtë mbi kontaktin me Putinin zgjati me orë të tëra

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kanë kundërshtuar përpjekjet e Bashkimit Evropian për të vendosur komunikim me Presidentin rus Vladimir Putin, duke i vënë udhëheqësit e dy vendeve më të mëdha të Evropës në kundërshtim me pjesën më të madhe të bllokut.

Në samitin e papritur e të trazuar në Bruksel, të mbajtur vonë natën, Macron dhe Merz kritikuan përpjekjet e Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, i cili vepron në emër të të 27 shteteve anëtare të BE-së, për të kontaktuar Kremlinin, sipas pesë diplomatëve dhe zyrtarëve të BE-së të njohur me bisedimet me dyer të mbyllura, shkruan Politico.

Është domethënëse që udhëheqësit e tjerë evropianë kryesisht mbështetën Costën. Këto mosmarrëveshje tregojnë tensione në rritje brenda Bashkimit Evropian mbi aksesin në Rusi dhe çështjen se kush duhet të flasë në emër të Evropës.

Udhëheqësit e disa vendeve që kanë qëndrimin më të ashpër ndaj Rusisë, si dhe Danimarka dhe Holanda, mbështetën Macronin dhe Merzin, dhe disa prej tyre, sipas tre zyrtarëve, treguan zemërim të paparë ndaj Costas.

Për muaj të tërë, BE-ja ka debatuar se çfarë komunikimi duhet të ketë me Putinin, nëse duhet të ketë, dhe kush duhet ta udhëheqë atë. Çështja është bërë edhe më urgjente pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një marrëveshje të përkohshme paqeje me Iranin dhe sinjalizoi në samitin e G7-ës në fillim të kësaj jave se vëmendja e tij po ripërqendrohet te Ukraina.

Shefi i shtabit të Costas, Pedro Lourtie, kontaktoi zyrtarët rusë në Moskë dy herë gjatë javëve të fundit, thanë pesë zyrtarë. Ndërsa përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës duket se janë bllokuar, kryeqytetet evropiane janë të ndara nëse duhet t’i japin përparësi diplomacisë apo vazhdimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Debati Rusi-Ukrainë i së enjtes në mbrëmje, i mbajtur pa këshilltarë dhe telefona celularë për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe i zgjatur me dy orë më shumë se sa ishte planifikuar, tregoi formimin e dy kampeve kryesore.

Qëndrimi i Macron dhe Merz është se ende nuk është koha për bisedime me Putinin dhe se kur të vijë ai moment, rolin kryesor duhet ta marrë grupi “E3”, i cili përbëhet nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Disa udhëheqës mbështetën qëndrimin se është BE-ja ajo që duhet të zhvillojë kontakte të tilla dhe mbështetën Costën.

“Pyetja e parë është nëse Putini dëshiron të negociojë fare. Deri atëherë, askush përveç Kostës nuk mund ta përfaqësojë Bashkimin Evropian”, tha kryeministri belg Bart De Wever pas takimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram