Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të planifikuara për të premten në vendpushimin malor Burgenstock të Zvicrës nuk do të zhvillohen, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Zvicrës.
Njoftimi erdhi pasi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha mbrëmë se zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance kishte anuluar një udhëtim të planifikuar për t’u takuar me negociatorët iranianë në Zvicër të premten, për të filluar bisedimet mbi zbatimin e një marrëveshjeje të arritur midis Teheranit dhe Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës.Zëdhënësi tha se planet për negociatat e ardhshme teknike nuk ishin finalizuar ende.”Delegacioni amerikan ishte gati të largohej me rastin e parë. Por logjistika e këtyre negociatave nuk ishte kurrë e thjeshtë apo e parashikueshme”, tha ai.
“Do t’ju informojmë sapo të kemi informacione konkrete në lidhje me hapat e mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

