Kur kultura shndërrohet në urë mes vendeve dhe njerëzve, puna e atyre që e ndërtojnë atë urë rrallë kalon pa u vënë re. Kështu ndodhi edhe me Prof. Mimoza Hasani-Pllana, studiuese, kritike letrare dhe pedagoge në Universitetin e Prishtinës, e cila u nderua në Sofje me titullin “Ambasadore Bullgare e Kulturës 2025”. Vlerësimi iu dha në ceremoninë e organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Sofje, në kuadër të fushatës me të njëjtin emër, nën patronazhin e zëvëndëspresidentes Iljana Jotova.

