Saturday, June 20, 2026
HomeLajmeKosovëNesër rivarroset Hajdar Pepaj, ishte në Listën e Personave të Zhdukur

Nesër rivarroset Hajdar Pepaj, ishte në Listën e Personave të Zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, njofton se nesër rivarroset Dëshmori Hajdar Pepaj, që ishte në Listën e Personave të Zhdukur.

“Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në mbështetje të kërkesës së familjes, më 21 qershor 2026 do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur”, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 21 qershor 2026, në varrezat e fshatit Kodrali, nga ora 16:00. Paraprakisht, nga ora 15:00, do të mbahen homazhe te ‘Lapidari i Ri’ në fshatin Kodrali të Deçanit.

Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pepaj. Njëkohësisht rithekson përkushtimin institucional për vazhdimin e angazhimit në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram