Monday, August 24, 2026
HomeLajmeKosovëAksident trafiku me fatalitet në Vushtrri, humb jetën një 22-vjeçar

Aksident trafiku me fatalitet në Vushtrri, humb jetën një 22-vjeçar

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon në zonën e Vushtrrisë, njofton Policia e Kosovës.

Në aksident, sipas policisë, janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e lëndimeve të marra, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22 vjeç.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në njoftim.

Policia dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram