Me çmimin ndërkombëtar “Gazetari i vitit” është nderuar gazetarja dhe moderatorja e Radiotelevizionit të Kosovës, Alketa Gashi Fazliu. Ky çmim është ndarë nga profesori i Universitetit të Teksasit “Gjek Marinaj”, i cili tha se ky çmim ka për qëllim ngritjen e përgjegjësisë ndaj profesionit të gazetarisë.
“Përmes raportimeve dhe shkrimeve të saj, ajo ka dëshmuar disiplinën intelektuale, guximin qytetar dhe qartësinë etike që e karakterizojnë gazetarinë në nivelin më të lartë” tha Gjek Marini, profesor në universitetin e Teksasit .
“ Alketa paraqet sot një emër të respektuar në gazetarinë kosovare, ajo ka dëshmuar vetën në shumë zhanre të gazetarisë televizive, ka qernë prezantuese dhe udhëheqëse e emsioneve të ndryshme, ka qenë autore e shumë dokumentarëve, prezantuese e kulturës, e librit vecanarisht””, tha Avni Spahiu , ambasador i Kosovës në SHBA.
Rozafa Basha – Prorektorja per nderkombetarim ne UP , tha se UP është krenare për Alketën.
“Është një cmim që ja dedikoj jo Alketës sot, por të gjithë gazetarëve që e duan fjalën e lirë, që kanë etikë dhe integritet professional dhe të jenë dinjitoz në profesioni ne tyre, është një prefesion shumë i shenjt mos ta bastardojmë dhe këtë e kamë si pikë qëllim të jetës sime”, tha Alketa Gashi Fazliu, fituese e cmimit “Gazatari i vitit”.
Çmimi është ndarë me motivacionin: në vlerësim të një karriere të shquar, të përkushtuar ndaj saktësisë dhe gazetarisë në interes të publikut.

