Monday, August 3, 2026
HomeLajmeKosovëKRU `Prishtina`: Injoroni mesazhet mashtruese

KRU `Prishtina`: Injoroni mesazhet mashtruese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar qytetarët për një tentativë të dyshuar mashtrimi përmes mesazheve telefonike (SMS), duke bërë thirrje që të mos u përgjigjen mesazheve që vijnë nga një numër i panjohur.

Sipas njoftimit, qytetarët që pranojnë mesazhe nga numri +639605610623 duhet t’i injorojnë ato dhe të mos ndërveprojnë me përmbajtjen e tyre, pasi ky numër nuk i përket KRU-së “Prishtina”.

“Kërkojmë nga qytetarët që të mos ndajnë të dhëna personale, informata bankare apo informacione të tjera të ndjeshme përmes mesazheve të tilla”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka thënë se për çdo informacion zyrtar, qytetarët duhet t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të kompanisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram