Wednesday, June 24, 2026
HomeLajmeKosovëSindikatat shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të Robert Bacajt

Sindikatat shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të Robert Bacajt

Federata Sindikale e RTK-së dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Robert Bacajt.

Federata Sindikale e RTK-së thotë se Roberti nuk ishte vetëm një regjisor i shkëlqyer dhe një profesionist i rrallë.

“Ai ishte kolegu që gjithmonë gjente kohë për të ndihmuar, për të dhënë një këshillë, për të ndarë përvojën dhe për ta bërë punën më të lehtë për të gjithë ne. Qetësia, përkushtimi dhe buzëqeshja e tij do të na mungojnë në çdo projekt, në çdo takim dhe në çdo ditë pune”, thuhet në telegramin e Federatës Sindikale të RTK-së.

Edhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) thotë se Roberti ishte një punëtor i palodhshëm, profesionist i përkushtuar dhe ndër regjisorët më të mirë që ka pasur Radio Televizioni i Kosovës.

“Përkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi i tij i çmuar do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së RTK-së dhe kujtim i pashlyeshëm për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë me të”, thuhet në telegram.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram