Wednesday, June 24, 2026
HomeLajmeKosovëSopjani dhe Maxhuni zgjidhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Sopjani dhe Maxhuni zgjidhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Gjyqtarët Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Sipas njoftimit, pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë dhe numërimit të votave, në raundin e parë, me shumicën e votave të gjyqtarëve janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarja Valentina Sopjani nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe gjyqtari mbikëqyrës Agron Maxhuni nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri.

Procesi i votimit është zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore dhe rregulloret në fuqi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqësorit.

Rezultatet e zgjedhjes do të certifikohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Pas certifikimit të tyre, anëtarët e zgjedhur do të fillojnë ushtrimin e mandatit pesëvjeçar, duke filluar nga data 8 korrik 2026.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram