Saturday, June 27, 2026
HomeLajmeKosovëDy policë u përleshën brenda stacionit policor, kërkohet suspendimi i tyre

Dy policë u përleshën brenda stacionit policor, kërkohet suspendimi i tyre

Dy pjesëtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë janë përfshirë në një përleshje gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda stacionit, të mërkurën mbrëma.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre, tek ka shtuar se ndaj dy zyrtarëve policorë është inicuar rast për veprën penale “Sulm”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se është njoftuar për këtë rast. Nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë dy zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Sulm”. Hetuesit e IPK-së janë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast. Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram