Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas parashikimit, kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, ndërsa gjasat për reshje mbeten të vogla.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

