Në autostradën “Ibrahim Rugova” është shkaktuar ngarkesë në trafik si pasojë e një aksidenti ku u rrokullis një kamion.
Si rrjedhojë e rrokullisjes së kamionit, në autostradë u krijuan kolona të gjata automjetesh, ndërsa në vendin e ngjarjes dolën policia dhe ekipet përkatëse. Për shkak të këtij aksidenti, qarkullimi po zhvillohet në mënyrë të kontrolluar, ndërsa nga shoferët kërkohet të kenë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë.
Lidhur me këtë rast policia i ka nisur hetimet.

