ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonën e juglindjes dhe jug.
Nga orët e mesditës deri pasdites reshje shiu lokale e afatshkurtra dhe të dobëta në zonën e jugut dhe juglindjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7 m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 24/38 | Diell re |
| Kukës | 20/35 | Diell re |
| Lezhë | 24/38 | Diell re |
| Dibër | 19/35 | Diell re |
| Durrës | 24/37 | Diell re |
| Tiranë | 25/37 | Diell re |
| Elbasan | 24/37 | Diell re |
| Berat | 23/38 | Diell re |
| Vlorë | 24/36 | Diell re |
| Korçë | 18/32 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/37 | Diell re shi |
| Sarandë | 24/35 | Diell re |

