Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku një 75-vjeçar është mbytur në bunar, pasi kishte hyrë për ta pastruar. Rastin për RTKlive ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani ka deklaruar se njësitet e hetimeve rajonale po i hetojnë rrethanat se si ka ardhur deri te ky rast.
“Me datën 29/06/2026,rreth orës 14:23 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një thirrje lidhur me një informatë në Fshatin Dobërqan. Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjë rastit duke dal në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohej se një person ka rënë në një puset përderisa ishte duke bërë pastrimin e saj. Në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës. Nga aty kanë tërhequr trupin e viktimës, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës (1951). Hetimet rajonale si dhe forenzika kanë dalur po ashtu në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale po i hetojn rrethanat se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë”, tha ai.

