Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovëK.R.U. "Gjakova" aplikon reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë

K.R.U. “Gjakova” aplikon reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.A. ka njoftuar se, duke filluar nga dita e sotme, do të aplikojë reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë gjatë natës, nga ora 22:00 deri në 06:00, për shkak të rritjes së konsumit dhe keqpërdorimit të ujit gjatë ditëve me temperatura të larta.

Sipas njoftimit, reduktimet do të prekin zonat: Lipovec, Gërqinë, Demjan 1, Cermjan dhe Rahovec.

Kompania u bën thirrje qytetarëve që ujin e pijshëm ta përdorin me përgjegjësi dhe vetëm për nevoja të domosdoshme, ndërsa ka paralajmëruar se ekipet në terren do të ndërmarrin masa ndaj keqpërdoruesve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram