SIDNEJ (Australi) – Seancë paraprake dëgjimore në gjyqin e Naveed Akram, autorit të dyshuar të masakrës së Bondi Beach.
LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara) – D4vd paraqitet në gjykatë për një seancë dëgjimore disaditore për të shqyrtuar provat në gjyqin për vrasjen e një vajze adoleshente.
KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen izraelito-palestineze.
MADRID (Spanjë) – Qeveria spanjolle përditëson parashikimet e saj makroekonomike për vitin 2026.
BRUKSEL (Belgjikë) – Diskutime në Bruksel midis ministrit kinez të Tregtisë dhe komisionerit evropian për Tregtinë.
BERLIN (Gjermani) – Tubim zgjedhor i AfD në bashkinë e Berlinit.
SINTRA (Portugali) – BQE – Forumi vjetor ”E ardhmja e Evropës”, e përqendruar në inovacion, rritje dhe stabilitet.
KASABLANKA (Marok) – Seancë e re dëgjimore në gjyqin e një aktivisti maroken nga GenZ 212.
RABAT (Marok) – Konferenca Vjetore Kërkimore e FMN-së mbi Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
ASUNCION (Paraguai) – Samiti i kryetarëve të shteteve të Mercosur.
LONDËR (MB) – Tenis – Turne Grand Slam – Wimbledon./ ATSH

