Wednesday, July 1, 2026
HomeLajmeKosovëNga 1 korriku hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të...

Nga 1 korriku hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik

Nga 1 korriku 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik, në kuadër të vazhdimit të procesit të digjitalizimit të shërbimeve për udhëtarët.

Sipas njoftimit të autoriteteve, biletat e blera përmes kuletës digjitale ose me SMS, nëpërmjet operatorëve të telefonisë mobile, do të kushtojnë më pak se biletat fizike, me synim nxitjen e përdorimit të platformave digjitale.

Tarifat e reja përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore dhe mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative në format digjital.

Institucionet kanë bërë të ditur se vendimi me listën e plotë të çmimeve të reja është publikuar dhe do të zbatohet duke filluar nga 1 korriku 2026.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram