Tuesday, June 30, 2026
HomeLajmeKosovëSërish alarm i rrejshëm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Sërish alarm i rrejshëm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar mëngjesin e së martës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke bërë që Policia e Kosovës të ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie, por që në fund doli të jetë alarm i rrejshëm.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, bëri të ditur për RTKlive se rreth orës 08:00 është pranuar informata për një mjet shpërthyes në këtë zonë.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, deklaroi Pllana.

Pas kontrolleve të detajuara të kryera nga njësitet kompetente, Pllana njoftoi se nuk është gjetur asnjë mjet apo objekt i dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, tha Pllana.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve për alarm të rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram