Friday, July 3, 2026
HomeLajmeKosovëTre të arrestuar pas bastisjes, policia sekuestron drogë dhe 1,330 euro

Tre të arrestuar pas bastisjes, policia sekuestron drogë dhe 1,330 euro

Tre persona janë arrestuar të mërkurën mbrëma në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, nën dyshimin për posedim dhe shitje të substancave narkotike.

Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 23:30 janë ndaluar dy automjete, ku ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për të cilët kishte dyshime se po merreshin me shitjen e narkotikëve.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fillestar te njëri prej të dyshuarve është gjetur “një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 0.9 gram”, si dhe 330 euro para të gatshme.

Policia bëri të ditur se gjatë bastisjes së banesës së të dyshuarve janë sekuestruar “33 qese me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 96 gramësh”, katër qese me substancë të dyshuar të llojit kokainë me peshë 0.34 gram, si dhe 1,000 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram