Saturday, July 4, 2026
HomeEkonomiMINTI vazhdon masën për çmimet e derivateve të naftës edhe për 30...

MINTI vazhdon masën për çmimet e derivateve të naftës edhe për 30 ditë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë masën e përkohshme për rregullimin e çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e çmimeve të arsyeshme në treg.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave nga Dogana e Kosovës. Këto analiza kanë treguar se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje, ndërsa lëvizjet në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërkohë që uljet nuk përcillen në mënyrë të plotë ose ndodhin me vonesë.

Me vendimin e ri, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të përcaktohet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana e Kosovës, plus 2 eurocentë për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë çmimi mesatar i furnizimit plus 12 eurocentë për litër.

MINTI u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që merren me tregtimin e produkteve të naftës të respektojnë çmimet maksimale të përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt të tregut.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram