Sunday, July 5, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm , priten reshje lokale shiu

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm , priten reshje lokale shiu

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht kthjellët ndërsa më pas gradualisht pritet shtim vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu lokale në pjesën më të madhe të territorit, por dhe shtrëngata të izoluara, kryesisht në relievet malore.

Era parashikohet të fryjë e me drejtim kryesor veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet, kryesisht veriperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër21/34Diell re shi
Kukës18/31Diell re shi
Lezhë23/34Diell re
Dibër16/30Diell re shi
Durrës23/34Diell re
Tiranë24/35Diell re shi
Elbasan23/36Diell re shi
Berat22/36Diell re shi
Vlorë23/34Diell re
Korçë15/29Diell re shi
Gjirokastër19/35Diell re shi
Sarandë23/34Diell re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram