Monday, July 6, 2026
HomeLajmeKosovëShoqata e Qumështorëve kërkon ndalimin e vajit të palmës

Shoqata e Qumështorëve kërkon ndalimin e vajit të palmës

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës kërkon ndalimin e vajit të palmës në fabrikat e përpunimit të qumështit.

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës ka kërkuar ndalimin e përdorimit të vajit të palmës në fabrikat e përpunimit të qumështit në vend, duke ngritur shqetësime për ndikimin e tij në cilësinë e produkteve dhe konkurrencën në sektorin e qumështit.

Në një reagim publik, në rrjetin social Facebook, shoqata ka deklaruar se fermerët në Kosovë kanë përballuar kosto të larta gjatë 12 viteve të fundit, duke theksuar se përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur ka ndikuar negativisht në tregun vendor dhe prodhimin e qumështit vendas.

Shoqata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Ministrinë e Bujqësisë, që të vazhdojnë kontrollet në mënyrë të rreptë në të gjitha fabrikat e qumështit, veçanërisht në rastet kur dyshohet për përdorim të yndyrës së palmës apo qumështit pluhur.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se në ambientet ku përdoret vaji i palmës ekziston rreziku i kontaminimit të kryqëzuar, i cili sipas shoqatës mund të ndikojë edhe në produktet që nuk përmbajnë këtë përbërës. Sipas tyre, ky kontaminim mund të ndodhë përmes sistemeve të ajrosjes, ventilimit, mjeteve të punës, rrobave dhe personelit.

Për këtë arsye, Shoqata e Qumështorëve të Kosovës kërkon që përdorimi i vajit të palmës në fabrikat e qumështit të ndalohet plotësisht, duke e konsideruar atë të papranueshëm për industrinë vendore.

Në të njëjtën kohë, ata propozojnë që fabrikat që kanë përdorur këtë lëndë të kalojnë në procese të dezinfektimit dhe sterilizimit të plotë, në mënyrë që të garantohet prodhimi i produkteve të sigurta të qumështit në të ardhmen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram