Saturday, August 1, 2026
HomeLajmeKosovëDy të vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Babimoc të...

Dy të vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Babimoc të Obiliqit

Në fshatin Babimoc të Obiliqit, më 3 korrik 2026, pak minuta pas orës 23:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklete me dy persona dhe një këmbësori.

Si pasojë e përplasjes, vozitësi dhe pasagjeri i motoçikletës, të dy personat, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku kujdestar, njofton Policia e Kosovës.

Këmbësori, po ashtu, ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë, ndërsa më pas është liruar për në shtëpi.

Bëheyt e ditur se me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram