Monday, July 6, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Kaçanik

Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Kaçanik

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka bërë të ditur se i ka filluar hetimet pas pranimit të informacionit mbi dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga tashmë i dyshuari person zyrtar në Kaçanik.

“Dyshohet se personi duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, përveq dokumentacionit të rregullt për leje të ndërtimit, i kishte kërkuar viktimës dokumente shtesë (projekte) e të cilat do t’ia kompletonte ai për t’i paguar me pas shumën mbi 600 euro tek një kompani private gjeodezike. Pasi viktima kishte marr lejen, kishte vërejtur se dokumentet për të cilat kishte bërë pagesën nuk figuronin në dosje, dhe me këtë rast e njoftoi Policinë”, ka njoftuar policia.

Hetuesit policorë me të kuptuar për rastin kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore/operative dhe si rezultat i kësaj në koordinim të plotë me Prokurorin e rastit të PTHF sot në prezencë të avokatit mbrojtës kanë intervistuar të dyshuarin, nën dyshimin për veprën “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar“  neni 414 I KPRK-së.

Pas intervistës i dyshuari me Aktvendim të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram