Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëKRU Prishtina zbulon lidhje ilegale në ujësjellës

KRU Prishtina zbulon lidhje ilegale në ujësjellës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se gjatë kontrolleve janë zbuluar lidhje ilegale në ujësjellës.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të realizuara janë gjetur 8 lidhje ilegale në Hajvali, 5 lidhje ilegale në Bërnicë, 4 lidhje ilegale në Llukar.

Tutje thuhet se kjo që po ndodh është më shumë se e tmerrshme.

“Lidhjet ilegale shkaktojnë humbje të mëdha të ujit, dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin e rregullt të konsumatorëve që paguajnë shërbimin”, thuhet në njoftim.

“Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe ndaj të gjithë personave që kryejnë kyçje ilegale do të ndërmerren masat e parapara me ligj”, thuhet tutje në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram