Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeSamiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Erdogan

Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Erdogan

rtsh

Kryeministri i Shqipërisë, mori pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Presidencial në Ankara.

Çifti presidencial turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Emine Erdogan pritën kryeministrin Rama dhe zonjën Linda Rama në darkën zyrtare që shënon fillimin e aktiviteteve të nivelit të lartë të samitit dy-ditor (7-8 korrik), ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Samiti i Ankarasë është samiti i 36-të i NATO-s dhe hera e dytë që Turqia e organizon pas vitit 2004 në Stamboll.

Ky samit synon të rishikojë progresin e bërë që nga Samiti i Hagës 2025 dhe të vendosë një hartë për objektivat kryesore të Aleancës: forcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes transatlantike

Gjatë samitit, kryeministri Rama pritet të zhvillojë takime bilaterale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe me presidentin Erdogan.

Gjithashtu, kryeministri Rama do të marrë pjesë në sesionin e liderëve të vendeve anëtare të Aleancës, ku pritet të diskutohen çështje si ajo e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, siguria në krahun jugor të NATO-s, situata në Ballkan dhe sfida të tjera gjeopolitike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram