Tuesday, July 7, 2026
HomeSportZyrtare: Roberto Martinez largohet nga posti i trajnerit të Portugalisë

Zyrtare: Roberto Martinez largohet nga posti i trajnerit të Portugalisë

Roberto Martinez ka dhënë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Portugalisë, pas eliminimit të kombëtares në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026.

Portugalia konsiderohej një nga favoritët për ta fituar turneun, por aventura e saj përfundoi pas humbjes minimale 1-0 ndaj Spanjës. Golin vendimtar e realizoi Mikel Merino në minutën e 91-të, duke vulosur eliminimin e portugezëve.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, trajneri 52-vjeçar ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Federatën Portugeze të Futbollit, duke e cilësuar këtë si fundin e një cikli.

Martinez theksoi se Portugalia ka nevojë për një zë dhe një lider të ri, ndërsa pranoi se objektivi i tij ishte fitimi i Kupës së Botës.

Ai bëri të ditur se largimi nuk ishte vendosur para nisjes së turneut, por se pas dështimit për të realizuar objektivin kryesor, nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin në detyrë.

Trajneri spanjoll u shpreh gjithashtu krenar për periudhën trevjeçare e gjysmë në krye të Portugalisë, duke e cilësuar atë si përvojën më të rëndësishme të karrierës së tij dhe duke shpresuar që tifozët portugezë ta kujtojnë me respekt punën e bërë gjatë kësaj kohe. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram